Plagosi me armë zjarri në këmbë 45-vjeçarin në Shkodër, vihet në pranga brenda pak minutash autori

Shqipëria

Plagosi me armë zjarri në këmbë 45-vjeçarin në Shkodër, vihet në pranga brenda pak minutash autori

Më: 5 mars 2026 Në ora: 23:23
Foto ilustrim

Është vënë në pranga 39-vjeçari që plagosi me pistoletë në këmbë një 45-vjeçar në një servis pas konfliktit për motive të dobëta.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me armë zjarri në këmbë një 45-vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta. Falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, kapet dhe vihet në pranga brenda pak minutash autori.

Sekuestrohet arma e zjarrit, pistoletë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me specialistët e Krimeve të Rënda, të mbështetur nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në vendin e quajtur Ura e Dervishbeg, një shtetas kishte plagosur me armë zjarri një shtetas tjetër, kanë organizuar punën për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

Falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, u bë e mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit I. G., 39 vjeç, pronari i një subjekti servis, i cili ishte konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin G. H.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit, pistoletë të cilën e kishte me leje.

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat