Ushtronin prostitucion në një banesë të marrë me qira, arrestohen dy rumunet në Fier

Shqipëria

Ushtronin prostitucion në një banesë të marrë me qira, arrestohen dy rumunet në Fier

Më: 10 mars 2026 Në ora: 12:20
Foto ilustrim

Si rezultat i hetimeve të kryera me metoda speciale, për një tjetër rast prostitucioni, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit “Transit”, arrestuan shtetaset:

-I. D., 21 vjeçe, dhe G. B., 45 vjeçe, të dyja banuese në Rumani.

Këto shtetase kishin marrë me qira një banesë në qytetin e Fierit dhe e kishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 250 euro dhe 5000 lekë, që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari kriminale, 1 automjet si dhe 5 celularë.

Për këtë rast u proceduan penalisht 1 shtetas banues në Divjakë, dhe 1 shtetas banues në Fier, përfitues nga kjo veprimtari.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat