Municion luftarak dhe 14 fitila zjarrpërcjellës janë gjetur në oborrin e një banese në Krujë.
Për pasojë është shpallur në kërkim autori, shtetasi me iniciale Y.Z.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, gjatë kontrollit të kryer në banesën e shtetasit të shpallur në kërkim, Y. Z., gjetën në oborr, një sasi municioni luftarak dhe 14 fitila zjarrpërcjellës.
Sendet e kundërligjshme u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, ndërkaq, vijon puna për kapjen e shtetasit Y. Z”, thuhet në njoftimin e policisë.