Edi Rama podcast me përfaqësuesit e Ambasadës Kineze dhe dy studente! Tregon takimin me zyrtarin e Pekinit që këndoi shqip!

Shqipëria

Edi Rama podcast me përfaqësuesit e Ambasadës Kineze dhe dy studente! Tregon takimin me zyrtarin e Pekinit që këndoi shqip!

Më: 22 mars 2026 Në ora: 11:22
Edi Rama podcast me përfaqësuesit e Ambasadës Kineze dhe dy studente!

Kryeministri Edi Rama, në episodin e radhës të podkastit “Flasim”,  kishte të ftuar katër vajza nga Kina, përfaqësuese të Ambasadës së Kinës në Shqipëri dhe studente, ku foli për “miqësinë e veçantë” mes Shqipërisë dhe Pekinit.

Në një kohë kur SHBA dhe BE paralajmërojnë për rreziqet e mundshme të ndikimit kinez në vendin tonë, Rama riktheu në vëmendje një moment nga vizitat e tij në Kinë, ku një zyrtar i lartë në Shanghai këndoi shqip gjatë një darke zyrtare.

Siç tregoi ai, kryetari i bashkisë së Shanghait kishte kënduar gjatë darkës këngën “ndër ara, fabrika e kantiere”, që lidhet me periudhën e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë apo ndryshe, periudhën komuniste.

“Unë mbaj mend kur kemi shkuar shumë vite me parë, kur isha kryetar i bashkisë së Tiranës, edhe vajtëm edhe ishim për darkë në bashkinë e Shanghai dhe ishte kryetari i bashkisë së Shanghai dhe ai u çuç dhe filloi të këndonte shqip.

Dhe ne të gjithë ngelëm, thamë ‘si ka mundësi’. Dhe të gjitha ata që ishin më në moshe si ai, filluan ta shoqëronin me këngë në shqip. Ai këndoi një këngë “ndër ara, fabrika, kantiere””, tha Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat