​Aksident në Tiranë, motori përplaset me barrierat e rrugës, humb jetën 28-vjeçari i mjetit

Shqipëria

​Aksident në Tiranë, motori përplaset me barrierat e rrugës, humb jetën 28-vjeçari i mjetit

Më: 22 mars 2026 Në ora: 18:10
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur në mesditën e kësaj të diele në Tiranë, ku ka humbur jetën një 28-vjeçar.

Sipas njoftimit të policisë, në aksin rrugor Baldushk–Vishnje, shtetasi B. Z., dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe është përplasur me barrierat anësore të rrugës. Si pasojë 28-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat