Aksident në Divjakë/ Mjeti bujqësor përplaset me motorin, humb jetën 70-vjeçari

Shqipëria

Aksident në Divjakë/ Mjeti bujqësor përplaset me motorin, humb jetën 70-vjeçari

Më: 23 mars 2026 Në ora: 11:39
Foto ilustrim

Aksident në Divjakë. Ngjarja ndodhi rreth orës 08:50, në aksin rrugor “Divjakë–Lushnjë”.

Divjakë / Informacion paraprak

Rreth orës 08:50, në aksin rrugor “Divjakë–Lushnjë”, janë përfshirë në një aksident një mjet bujqësor pa targa, me drejtues shtetasin M. M., 67 vjeç, me një motomjet me drejtues shtetasin I. D., rreth 70 vjeç.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesi i motomjetit, shtetasi I. D.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar drejtuesin e mjetit bujqësor, shtetasin M. M., në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat