Moti i keq godet luginën e Vjosës/ Preket sektori i bujqësisë, dëmtohen sipërfaqe të tëra të mbjellash

Shqipëria

Moti i keq godet luginën e Vjosës/ Preket sektori i bujqësisë, dëmtohen sipërfaqe të tëra të mbjellash

Më: 23 mars 2026 Në ora: 21:06
Foto ilustrim

Moti i përkeqësuar i pasdites së sotme dhe reshjet e dendura të breshërit kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në disa fshatra të luginës së Vjosës, duke goditur veçanërisht sektorin e bujqësisë.

Stuhia ka qenë e fortë dhe e papritur, duke prekur drejtpërdrejt sipërfaqe të tëra të mbjella.

Sipas raportimeve nga terreni, dëmet më të mëdha janë evidentuar në pemëtari dhe vreshtari, ku breshëri ka rrëzuar lulëzimin në pemë dhe hardhi, duke rrezikuar ndjeshëm prodhimin e këtij sezoni.

Banorët e fshatrave Adë, Cakran dhe Vreshtas shprehen të shqetësuar, pasi humbja e lulëzimit pritet të ndikojë drejtpërdrejt në rendiment, duke rënduar ekonominë e tyre që mbështetet kryesisht te bujqësia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat