Daily Mail publikon fotot e Saraivës në gjyq/ U pagua 1 milion paund për të ekzekutuar Nikulajn

Shqipëria

Daily Mail publikon fotot e Saraivës në gjyq/ U pagua 1 milion paund për të ekzekutuar Nikulajn

Më: 27 mars 2026 Në ora: 14:11
Daily Mail publikon fotot e Saraivës në gjyq

Daily Mail i ka kushtuar një artikull dënimit me burgim të përjetshëm të Ruben Saraivës për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj.

Sipas Daily Mail, Saraiva e kreu vrasjen dhe u pagua 1 milion paund.

Ruben Saraiva, i cili u rrit në Reading, Berkshire, ishte maskuar si motorist dhe hyri në biznesin në pronësi të Ardian Nikulajt, dhe e qëlloi gjashtë herë.

Saraiva kishte fluturuar nga Londra në Shqipëri dy muaj para sulmit të prillit 2023.

Mes masave të rrepta të sigurisë në Gjykatën e Lezhës, gjykatësi vendosi të dënonte me burgim të përjetshë Saraivën.

Po ashtu media ka publikuar dhe foton e Saraivës në sallën e gjyqit, ndërsa ndodhej disa metra larg familjarëve të viktimës.

Vrasja dyshohet se është organizuar nga një anëtar i një familjeje rivale shqiptare që tani jeton në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët dyshonin se Nikulaj, baba i katër fëmijëve, kishte vrarë një nga të afërmit e tyre si pjesë e një 'hasmërie gjaku' midis familjeve, e cila ka zgjatur gati tre dekada dhe tashmë ka marrë nëntë jetë.

Image
Daily Mail publikon fotot e Saraivës në gjyq
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat