Ministri i Financave, Petrit Malaj gjatë fjalës së tij në konferencë për mediat ka deklaruar se janë hartuar të gjitha aktet nënligjore për paketën e paqes fiskale.
Ai theksoi se ato i janë përcjellë ndërkombëtarëve dhe se po presin koment.
Ndër të tjera ai theksoi se pasi të marrin përgjigje do ta publikojnë.
“Duke qenë se janë dy ligje të diskutueshme, aktet i kemi përcjellë të partnerët ndërkombëtare dhe po presim komente. Në momentin që do marrim përgjigje do vijojmë me publikimin dhe implementimin e tyre”, tha ai.