Përgatitjet për zgjedhjet vendore dhe ristrukturimi i strukturave në terren, mblidhet Asamblesja e PS në Fier

Shqipëria

Përgatitjet për zgjedhjet vendore dhe ristrukturimi i strukturave në terren, mblidhet Asamblesja e PS në Fier

Më: 30 mars 2026 Në ora: 20:38
Belinda Balluku

Në Fier ka nisur Asambleja e Partia Socialiste e Shqipërisë, nën drejtimin e drejtueses politike të qarkut, Belinda Balluku.

Kjo Asamble po zhvillohet në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet vendore dhe ristrukturimin e strukturave në terren.

Pasditen e sotme, Balluku ka mbledhur strukturat drejtuese lokale në një takim që zhvillohet pa praninë e mediave.

Ky organizim vjen në një moment kyç për forcimin e bazës dhe koordinimin e punës në terren, përpara garës elektorale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat