Këtë të martë u zhvillua ceremonia e betimit të Drejtorit të Ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Merr detyrën drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita. Hita betohet sot për mandatin 5-vjeçar pas emërimit me vendim të qeverisë ditën e djeshme.
Në nisje të fjalës së saj zëvendëskryeministrja Albana Koçiu u shpreh:
“Zgjedhja e tij në krye të Policisë, tregon se si ecet në shkallët e karrierës.
Detyra e parë e drejtorit të ri të policisë, është forcimi i standardit të policisë, i kësaj organizate, që është ndër organizatat më të rëndësishme të shtetit shqiptar. Policia ka rol kyç në procesin e integrimit të vendin në BE.”, tha Koçiu.