Aksident i rëndë në aksin Fier-Shegan, ndërron jetë një person

Shqipëria

Aksident i rëndë në aksin Fier-Shegan, ndërron jetë një person

Më: 5 prill 2026 Në ora: 12:37
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin Fier-Shegan, në zonën e njohur si “Pushimi i Shoferit”.

Një motoçikletë është përplasur me një mjet tip “Volkswagen Caddy”, që po kthehej për në banesë, ndërsa drejtuesi i motoçikletës dyshohet se ka tentuar një parakalim.

Përplasja ka qenë tepër e fortë dhe fatale për drejtuesin e motoçikletës, i cili, sipas informacioneve paraprake, ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Forcat e policisë ndodhen në vendin e ngjarjes, ku po disiplinon trafikun dhe po kryejnë veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat