Tiranë: Qytetari hidhet nga kati i 2-të i restorantit për të mos paguar faturën

Shqipëria

Tiranë: Qytetari hidhet nga kati i 2-të i restorantit për të mos paguar faturën

Më: 9 prill 2026 Në ora: 10:34
Foto nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Tiranë, ku një klient ka zgjedhur të hidhet nga kati i dytë i një restoranti me qëllim shmangien e pagesës së faturës.

Pamjet e incidentit janë shpërndarë nga vetë restoranti dhe janë bërë tepër virale.

Restoranti bën me dije se i riu kishte qëndruar rreth katër orë në ambientet e biznesit dhe kishte konsumuar rreth 1.5 kg mish.

Sipas njoftimit, në përfundim, ai ka zgjedhur të mos paguajë duke u hedhur nga lartësia, duke rrezikuar edhe dëmtimin e tij fizik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat