Momente paniku për tre të rinj në Devoll, makina del nga rruga dhe përfshihet nga flakët

Shqipëria

Momente paniku për tre të rinj në Devoll, makina del nga rruga dhe përfshihet nga flakët

Më: 14 prill 2026 Në ora: 09:47
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar në aksin Hocisht-Gracë, në bashkinë Devoll, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, duke u përfshirë më pas nga flakët.

Sipas të dhënave paraprake, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin gjatë lëvizjes, ndërsa në automjet udhëtonin edhe dy të rinj të tjerë. Si pasojë e aksidentit, ata kanë pësuar lëndime, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Momente paniku janë regjistruar menjëherë pas përmbysjes, kur mjeti ka marrë flakë, duke rrezikuar seriozisht jetën e tre të rinjve. Kanë qenë kalimtarë të rastit ata që kanë ndërhyrë menjëherë, duke i nxjerrë në kohë nga automjeti që digjej.

Ndërkohë, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Bashkisë Devoll, të cilat kanë  bërë të mundur shuarjen e flakëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat