DAP zbarkon në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit, nisin kontrollet e befta në qeli

Shqipëria

DAP zbarkon në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit, nisin kontrollet e befta në qeli

Më: 18 prill 2026 Në ora: 10:41
Foto ilustrim

Forcat Operacionale të Burgjeve, (DAP) kanë zbarkuar në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, ku kanë nisur kontrolle të befta në qeli.

Burime bëjnë me dije për gazetaren e Top Channel Anila Hoxha, se forcat operacionale të DAP janë nisur që në mëngjes, me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të burgjeve.

Aktualisht po ushtrohet kontroll në të gjithë ambientet e burgut.

Në operacion janë angazhuar rreth 20 automjete me forcat operacionale të DAP.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat