Deputeti i PD-së, Tritan Shehu, ka reaguar pas pjesëmarrjes së Edi Rama në samitin e Barcelonës, ku u publikua edhe një foto me Alex Soros, nga vetë ky i fundit.
Në një postim në Facebook, Shehu e cilëson takimin si një “spektakël të së majtës populiste”, duke akuzuar pjesëmarrësit si “autokratë dhe të dështuar në politikën ndërkombëtare”.
Sipas tij, samiti u shoqërua me “sulme histerike dhe urrejtje ndaj së djathtës”, pa sjellë asnjë ide konkrete për zhvillim ekonomik, uljen e varfërisë apo garantimin e paqes.
Shehu thekson se, sipas tij, aktiviteti nuk prodhoi asnjë vizion apo strategji reale, por u fokusua kryesisht në retorikë politike kundër kundërshtarëve ideologjikë.
Reagimi i Tritan Shehut:
“Samiti” i Barcelones, e majta populiste pseudo progresive, u mblodh per shkaterrim e vlerave dhe sigurise ne Bote.
Rama dhe Soros me aktore te te majtes populiste, te deshtuar ne politikat e tyre, u pane pjese te atij “samiti”, qe shenon dhe copezimin e vete te majtes europiane.
U degjuan aty vetem insulte histerike, plot urrejtje ndaj te djathtes, duke e quajtur ate “e djathta populiste” dhe anatemuar pa fund.
Kur nuk u degjua asnje element strategjik i ri, asnje artikulacion programesh zhvilluese, qofte dhe majtiste, asnje impenjim a vizion konkret per problemet.
Asgje progresive, vecse regresivitet, u shpall aty!
Asnje ide per stabilitetin e paqen ne Bote, megjithese e quajne veten “paqevenesit”.
Kur pa aftesia e demagogjia e tyre po e vene dhe sot boten nen te njejtat rreziqe, si e vune te majtet europiane Chamberlain, Daladier me 1938, me kapitullimin para Hitlerit e Musolinit.
Vetem fjale e dogma ndesh me interesat e popujve, njerezimit, familjes.
Asnje ide e zhvillimit ekonomik, per uljen e varferise, stimulimin e investimeve.
Asgje per uljen e taksave si motor i zhvillimit ekonomik, kolone kjo e te djathtes.
U brohorit perseri anatemimi i familjes se Shenjte prej nje Burri e Gruaja, anatemimi i fjaleve sublime Nene e Baba, te mbrojtura fort nga e djathta.
Zevendesimi i tyre me “flamujt” e te majtes populite, Familja homo, trans etj, Prindi 1,2,3.
Zevendesimi i gjinise biologjike me ate ideologjike.
Edukimi katastrofal qe ne moshe te hereshme feminore me keto dogma e slogane, ndesh me ate qe ka krijuar Zoti a Natyra, themelore keto per egzistencen e njerezimit.
Flamuj keto te te djathtes, qe ata e insultuan pa fund ne Barcelone.
Nje spetakel me nje amallgam pjesemaresish, qe nga te deshtuarish deri te autokrate, pa asnje influence ne politikat nderkombetare, “armiq” te vlerave shoqerore, familjare e njerezore, qe percaktuan:
Vetem nje Armik, te djathten, forcen e vertete te progresit, mireqenies, paqes e stabilitetit ne Bote.