“Ju mbaroi koha”, Berisha debat me Peleshin, nuk pranon të lërë foltoren e Kuvendit

Shqipëria

“Ju mbaroi koha”, Berisha debat me Peleshin, nuk pranon të lërë foltoren e Kuvendit

Më: 23 prill 2026 Në ora: 11:54
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi u përfshinë në një debat në lidhje me kohën në dispozicion për të folur.

Edhe pse Berishës i mbaroi fjala, ai nuk pranonte foltoren e Kuvendit për t’i hapur rrugë fjalës që do mbajë deputetja e PD, Jorida Tabaku.

“Ju mbaroi fjala, zoti Berisha. Fjalën e ka Jorida Tabaku. Ju lutem, lironi foltoren për zonjën Tabaku. Çfarë do bëjmë tani? Ju lutem, zoti Berisha!”, iu drejtua Peleshi-Berishës, ndërsa ky i fundit nuk pranonte të lironte foltoren.

Megjithatë, nuk vonoi shumë që kreu i selisë blu të dorëhiqej dhe të ulej në karrigen e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat