Aksident me vdekje në Thumanë-Mamurras, humb jetën 53-vjeçari

Shqipëria

Aksident me vdekje në Thumanë-Mamurras, humb jetën 53-vjeçari

Më: 23 prill 2026 Në ora: 14:43
Foto ilustrim

Një aksident me pasojë vdekjen e një 53-vjeçari ka ndodhur të enjten në “Thumanë-Mamurras”.

Policia tha se nga përplasja e automjetit që drejtohej nga shtetasi shtetasin A. D., 20 vjeç me autimjetin me drejtues shtetasi A. J., 53 vjeç.

Si pasojë, ka humbur jetën 53-vjeçari, si dhe janë dëmtuar pasagjerja në automjetin e këtij të fundit dhe 20-vjeçari, të cilët janë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Policia arrestoi 20-vjeçarin si shkaktar i aksidentit me pasojë vdekjen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat