Aksident në Elbasan/ Humb jetën 45-vjeçari, lëndohet gruaja e tij

Shqipëria

Aksident në Elbasan/ Humb jetën 45-vjeçari, lëndohet gruaja e tij

Më: 26 prill 2026 Në ora: 07:44
Foto ilustrim

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin “Librazhd–Elbasan”, në fshatin Labinot.

Policia thotë se një motori i drejtuar nga një 45 vjeçar, ka dalë nga rruga dhe për pasojë drejtuesi i motorit ka ndërruar jetë në spital.

Ndërsa bashkëshortja e tij, e cila udhëtonte si pasagjere, ka pësuar dëmtime të lehta.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat