Ishte zhdukur prej 6 muajsh/ Gjendet trupi i pajetë i një personi në Korçë, dyshimet e para

Shqipëria

Ishte zhdukur prej 6 muajsh/ Gjendet trupi i pajetë i një personi në Korçë, dyshimet e para

Më: 26 prill 2026 Në ora: 21:52
Foto ilustrim

Gjendet një trup i pajetë në zonën e Çardhakut në Moravë.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se viktima ka humbur prej 6 muajsh dhe është gjetur mbrëmjen e sotme.

Viktima është identifikuar dhe është endacak ndërsa nuk ka shenja dhune në trup nga kqyrja paraprake.

Siç raporton Korrespondentja e Top Channel Dhorjela Çule, trupi është dërguar në morgun e spitalit të Korçës ku do t’i nënshtrohet autopsisë për të parë edhe sa ditë ka që ka ndërruar jetë.

Policia ndërkohë po kryen veprimet hetimore për rastin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat