Aksident në Tepelenë-Krahës, përplasen dy makina, 8 të plagosur

Shqipëria

Aksident në Tepelenë-Krahës, përplasen dy makina, 8 të plagosur

Më: 29 prill 2026 Në ora: 19:35
Foto ilustruese

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Tepelenë–Krahës, në afërsi të fshatit Iliras.

Sipas informacioneve, dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin teksa lëviznin në drejtime të kundërta.

Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosur tetë persona që ndodheshin në mjetet e përfshira në aksident.

Të lënduarit janë transportuar në Spitalin e Gjirokastrës, ku sipas raportiemeve ndodhen jashtë rrezikut për jetën. 

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë Rrugore, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat