Berisha reagon për aksidentin e rëndë në Durrës: Drejtuesi i mjetit, një monstër!

Shqipëria

Berisha reagon për aksidentin e rëndë në Durrës: Drejtuesi i mjetit, një monstër!

Më: 3 maj 2026 Në ora: 21:48
Foto ilustrim

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për aksidentin e rëndë në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë.

Berisha e ka cilësuar ngjarjen “një tragjedi të vërtetë”, duke shprehur ngushëllime për familjet e viktimave dhe duke uruar shërim për fëmijën e plagosur që ndodhet në spital.

Ai akuzon drejtuesin e automjetit si përgjegjës për ngjarjen dhe kërkon ndëshkimin e tij më të rëndë, duke e cilësuar rastin si jashtëzakonisht të rëndë.

Reagimi i Berishës:

Një tragjedi e vertetë!

Miq, 58 vjeçari Radaçi iu mori jetën në Durrës me makinë dy djemve, njëri 10 dhe tjetri 13 vjeçar dhe të tretin 8 vjeçar e dëmtoi rëndë dhe si monstër ai ja mbathi. I la në kthetrat e vdekjes. Nuk iu dha asnjë ndihmë. Autori është i njohur si i përkëdhelur i partisë së krimit, problematik për lagjen por imun e i paprekshëm. Fjalët nuk mjaftojnë për të shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet më të ndjera familjeve të engjëjve viktima. Unë i lutem Zotit që shpirti i tyre të bëhet dritë dhe prindërit të gjejnë forcën për të përballuar këtë gjëmë të rëndë si dhe uroj shërim të shpejtë vogëlushit në spital. Kurse vrasësit të fëmijëve dhe mbrojtësve të tij ndëshkimin më të rëndë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat