Xhixho: Ulja e akcizës me 20% sjell vetëm rreth 9 lekë efekt dhe nuk ndikon në çmimin final

Shqipëria

Xhixho: Ulja e akcizës me 20% sjell vetëm rreth 9 lekë efekt dhe nuk ndikon në çmimin final

Më: 6 maj 2026 Në ora: 20:19
Erisa Xhixho

Qeveria është kritikuar për mungesë masash efektive në lidhje me çmimin e naftës në vend.

Deputetja Erisa Xhixho në një postim në Facebook është shprehur se ulja e akcizës me 20% nuk sjell një ndryshim të dukshëm në treg.

Sipas saj efekti në çmimin final është vetëm rreth 9 lekë për litër dhe nuk ndikon realisht në uljen e kostos për qytetarët.

Në postimin e saj, ajo shprehet se kjo masë nuk është e mjaftueshme për të përballuar rritjen e çmimeve të karburantit.

Dhe sipas saj, qytetarët vazhdojnë të paguajnë naftë të shtrenjtë në jetën e përditshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat