Plagosje me thikë në Sarandë, një person dërgohet me urgjencë drejt spitalit, nisin hetime për autorin!

Shqipëria

Plagosje me thikë në Sarandë, një person dërgohet me urgjencë drejt spitalit, nisin hetime për autorin!

Më: 13 maj 2026 Në ora: 11:07
Foto ilustrim

Një plagosje me thikë ka ndodhur në lagjen nr.1. paraditen e sotme.

Një person mbeti i dëmtuar gjatë përleshjes dhe u dërgua me urgjencë drejt spitalit te Sarandës.

I plagosuri i identifikuar si Olsi Muçodemi, 42 vjeç.

Sipas burimeve spitalore, i plagosuri ka plagë me thikë në gjoks dhe gjendja është relativisht jashtë rrezikut.

Forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes, ndjekjen dhe kapjen e autorit të dyshuar të krimit.

Ende janë të paqarta shkaqet dhe dinamika e ngjarjes, ndërsa Policia pritet të dalë ende me një njoftim zyrtar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat