Plagosja e policit në Tiranë, identifikohet i dyshuari dhe nisin përpjekjet për kapjen e tij

Shqipëria

Plagosja e policit në Tiranë, identifikohet i dyshuari dhe nisin përpjekjet për kapjen e tij

Më: 18 maj 2026 Në ora: 09:49
Foto ilustrim

Policia shqiptare ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim të dyshuarin për plagosjen e një efektivi policor, që ka ndodhur mesnatën e së dielës.

Motivi i këtij rasti ende nuk dihet, derisa mediat shqiptare kanë raportuar se kur ka ndodhur ngjarja, i plagosuri ka qenë i shoqëruar nga fqinji i tij, i cili ishte nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

30-vjeçari është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po vijojnë kontrollet intensive në zonë, me qëllim kapjen e autorit/ëve. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat