Aksident i i rëndë në Tiranë, makina përplas për vdekje këmbësorin, arrestohet shoferi!

Shqipëria

Aksident i i rëndë në Tiranë, makina përplas për vdekje këmbësorin, arrestohet shoferi!

Më: 19 maj 2026 Në ora: 11:30
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një këmbësori ka ndodhur në Tiranë një ditë më parë, ndërsa Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e fshatit Damjan më 18 maj, ku automjeti me drejtues shtetasin O. K., 26 vjeç, ka përplasur këmbësorin B. A., 57 vjeç.

Policia tha se “si pasojë e përplasjes, 57-vjeçari ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra”.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është arrestuar nga policia, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat