Aksident në aksin Elbasan- Përrenjas/ Lëndohen dy persona, bllokohet rruga për 40 minuta

Shqipëria

Aksident në aksin Elbasan- Përrenjas/ Lëndohen dy persona, bllokohet rruga për 40 minuta

Më: 24 maj 2026 Në ora: 17:12
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident rrugor është rregjistruar pak orë më parë në aksin Elbasan- Përrenjas, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Bëhet me dije se si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar dy vajza, të cilat udhëtonin në njërin nga automjetet.

Ato janë dërguar me ambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmën e specializuar mjeksore, ndërsa siç shihet edhe në foto automjetet janë dëmtuar. 

Kjo situatë ka sjell një kolaps në qarkullimin rrugor, pasi prej 40 minutash rruga ka qenë e bllokuar.

Policia ka shkuar në vendgjarje, ndërsa po heton më shumë mbi shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat