Aksident në aksin Lezhë–Shkodër, plagoset drejtuesi i motorit

Shqipëria

Aksident në aksin Lezhë–Shkodër, plagoset drejtuesi i motorit

Më: 26 maj 2026 Në ora: 12:59
Foto ilustrim

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Lezhë–Shkodër.

Aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Gocaj, ku një motor ka goditur nga pas një automjet.

Siç raporton korrespondentja e Top Channel Brixhilda Deda, si pasojë e përplasjes ka mbetur i lënduar drejtuesi i motorit, i cili është transportuar në Spitalin e Lezhës, ku po merr mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton rrethanat e aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat