Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, u përplas nga makina, përfundon në spital drejtuesi i motorrit

Shqipëria

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, u përplas nga makina, përfundon në spital drejtuesi i motorrit

Më: 26 maj 2026 Në ora: 13:00
Foto ilustrim

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Lezhë–Shkodër, pranë fshatit Gocaj, ku një motorr ka goditur nga pas një automjet.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i lënduar drejtuesi i motorrit, i cili është transportuar në Spitalin e Lezhës.

Ku po merr mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton rrethanat e aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat