Costa në Tiranë, takim me Ramën për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

Shqipëria

Costa në Tiranë, takim me Ramën për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

Më: 2 qershor 2026 Në ora: 12:15
Foto nga takimi

Pas takimit me kreun e shtetit shqiptar, Bajram Begaj, presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa ka shkuar në kryeministri.

Ai është pritur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Kjo u bë e ditur nga postimi i shefit të qeverisë shqiptare i cili njoftoi se me Costa-n do të diskutojë për rrugëtimin evropian të Shqipërisë si dhe hapat e mëtejshëm drejt anëtarësimit në BE, transmeton Klankosova.tv.

“Kryeministria – Me mikun e shtrenjtë të Shqipërisë, Presidentin e Këshillit Europian, António Costa, për rrugëtimin europian të vendit tonë, hapat e mëtejshëm drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe objektivin tonë për Shqipërinë 2030 në BE”, ka shkruar Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat