Aksident në aksin Fier-Levan, tre të pl*gosur rëndë

Shqipëria

Aksident në aksin Fier-Levan, tre të pl*gosur rëndë

Më: 6 qershor 2026 Në ora: 21:56
Ilustrim

Një aksident  ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Fier-Levan, në vendin e quajtur “ Kthesa e Liqenit”.

Dy automjete tip “ Fiat” dhe “Audi” janë përplasur kokë më kokë me njëra- tjetrën dhe si pasojë e goditjes së fortë kanë mbetur të plagosur rëndë tre persona, një prej drejtuesve dhe dy pasagjerë të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po marrin ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Ky aksident ka bllokuar trafikun për minuta të tëra në këtë aksion. 

Vijon...

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat