Kryeministri Rama ironizon protestuesit e Zvërnecit: Mos ua zhvirgjëroni plazhin flamingove me makina e mbeturina

Shqipëria

Kryeministri Rama ironizon protestuesit e Zvërnecit: Mos ua zhvirgjëroni plazhin flamingove me makina e mbeturina

Më: 7 qershor 2026 Në ora: 08:17
Protestuesit

Pas protestave të shumta të qytetarëve dhe aktivistëve për mbrojtjen e zonës së Zvërnecit, kryeministri Edi Rama reagoi me një mesazh publik, duke bërë thirrje për më shumë përgjegjësi ndaj mjedisit dhe respektim të habitatit natyror.

Postimi:

" MIRËMËNGJES

dhe me një lutje të përulur revolucionarëve, që kur të shkojnë herë tjetër në atë breg për t’u qarë hallin flamingove, të mos i bëjnë për të qarë duke ua zhvirgjëruar plazhin me makinat e tyre - se do kujtojnë të shkretët zogj se filloi ndërtimi i parkimit aty, e do marrin arratinë siç e kishin marrë përpara moratoriumit 10 vjeçar të gjuetisë - po t’i lënë rrotat tek rruga automobilistike e të ecin si flamingo deri tek buza e detit pa u trembur nga papastërtitë, por mundësisht pa i shtuar ato si dje që i kishin lënë mbrapa kanoçet e birrës, ju uroj të gjithëve një të diel të qetë"
, shkruan Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat