Detaje nga aksidenti tragjik në Kamenicë/ Automjeti drejtohej nga një 76-vjeçar, plagoset edhe nëna e fëmijës

Shqipëria

Detaje nga aksidenti tragjik në Kamenicë/ Automjeti drejtohej nga një 76-vjeçar, plagoset edhe nëna e fëmijës

Më: 12 qershor 2026 Në ora: 17:48
Fotoilustrim

Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u shënua në aksin rrugor Korçë-Ersekë, në fshatin Kamenicë.

Sipas burimeve policore, automjeti tip "Nisan", me drejtues shtetasin Sh. V., 76-vjeç, ka përplasur dy këmbësorë nënë e bir, shtetasen Sh. M., rreth 44-vjeçe, dhe djalin e saj të mitur, rreth 3-vjeç.

Si pasojë e aksidentit, në spital ka ndërruar jetë fëmija i mitur, ndërsa shtetasja Sh. M, po merr ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor shoqëruan në Komisariat drejtuesin e automjetit, shtetasin Sh. V., për kryerjen e veprimeve procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat