Aksidenti fatal në Lin-Pogradec me dy të lënduar, vdes pasagjerja

Shqipëria

Aksidenti fatal në Lin-Pogradec me dy të lënduar, vdes pasagjerja

Më: 14 qershor 2026 Në ora: 12:15
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin rrugor Lin-Pogradec, në zonën e Pojskës, ku si pasojë e përplasjes së dy automjeteve ka humbur jetën një grua.

Viktima ishte pasagjere në njërin nga mjetet e përfshira në aksident dhe ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Nga ngjarja ka mbetur i plagosur edhe një person tjetër, i cili është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Pogradecit për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e shkaqeve të tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat