Aksident në Fier, plagoset drejtuesi i mjetit

Shqipëria

Aksident në Fier, plagoset drejtuesi i mjetit

Më: 20 qershor 2026 Në ora: 19:42
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident rrugor ka ndodhur në bypass-in e Fierit, në rrugën Levan–Mbrostar, pranë vendit të quajtur “Spitali Memorial”.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i një automjeti tip “Volkswagen “ ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me bordurat e karrexhatës, raporton vizionplus.tv.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit ka pësuar lëndime dhe është transportuar me ambulancë drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat