“Poshtë qeveria!” – Shqiptarët thirrje në kor poshtë zyrës së Edi Ramës: Të heqim qelbësirën

Shqipëria

“Poshtë qeveria!” – Shqiptarët thirrje në kor poshtë zyrës së Edi Ramës: Të heqim qelbësirën

Më: 20 qershor 2026 Në ora: 23:30
Pamje nga protesta

Mijëra qytetarë marshuan duke kërkuar largimin e qeverisë dhe duke drejtuar kritika ndaj gjithë klasës politike.

Mijëra qytetarë vijuan protestën e tyre në ditën e 21-të të revoltës kundër qeverisë, duke marshuar dhe shprehur pakënaqësinë përmes thirrjeve të shumta kundër ekzekutivit.

Gjatë protestës, pjesëmarrësit brohoritën vazhdimisht “Poshtë qeveria” dhe “Të heqim qelbësirën”, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama nga pushteti.

Më pas, protestuesit i drejtuan thirrjet e tyre edhe ndaj të gjithë klasës politike, duke shprehur pakënaqësinë me përfaqësuesit politikë në tërësi.

“Të heqim qelbësirat”, dëgjohej të thërrisnin në kor qytetarët gjatë marshimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat