"S’keni shans të më bëni pis"/ I vendosën emrin mbi një kosh mbeturinash, reagon Ardit Bido: Jam i pastër

Shqipëria

"S’keni shans të më bëni pis"/ I vendosën emrin mbi një kosh mbeturinash, reagon Ardit Bido: Jam i pastër

Më: 21 qershor 2026 Në ora: 20:16
Ardit Bido

Ardit Bido ka reaguar ndaj një fotoje të shpërndarë në rrjetet sociale ku emrin e tij e kanë shkruar në një kosh mbeturinash.

Deputeti socialist thotë se aktivistë të Vetëvendosjes qëndrojnë pas këtij akti, duke i kërkuar llogari kryeministrit Albin Kurti.

Bido thotë se ai është I pastër e pro Shqipërisë, ndërsa këshillon të bëjnë qeverinë në Kosovë.

“Albin Kurti, ç’punë kanë aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje që ndërhyjnë, madje duke denigruar deputetë të Republikës së Shqipërisë?

Nuk dua të futem në konspiracionin e vizitave të tua të përhershme në Delphi të Greqisë, por të bëj pyetjen e thjeshtë: çfarë i shtyn vetëvendosësit të piketojnë posaçërisht mua në këtë formë gebelsiane, që s’keni shans të më bëni ndonjëherë pis, sepse jam i pastër, jam me bindje pro Shqipërisë! Bëni qeveri në Kosovë e lërini protestat në Shqipëri!”, shkruan Bido.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat