Katër orë protestë! Qytetarët mbërrijnë para Prokurorisë Tiranë, ulen këmbëkryq në rrugë: Lironi çunat, arrestoni Ballukun!

Shqipëria

Katër orë protestë! Qytetarët mbërrijnë para Prokurorisë Tiranë, ulen këmbëkryq në rrugë: Lironi çunat, arrestoni Ballukun!

Më: 3 korrik 2026 Në ora: 23:21
Pamje nga protesta

Pas marshimit në rrugët e Tiranës, protestuesit kanë mbërritur pranë Prokurorisë së Tiranës.

Ata janë ulur këmbëkryq në rrugë ndërsa thirrja “Lironi çunat” ka qenë refreni edhe i protestës së sotme.

Ata bënë thirrje që të arrestohet ish zëvendës kryeministrja Belinda Balluku.

19 persona u arrestuan ditën e djeshme në protestën që u mbajt para Kuvendit.

Ata u shoqëruan në komisariat pas tensioneve mes qytetarëve dhe policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat