Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Cërrik-Mollas pranë fshatit Selvijas në Shqipëri.
Si pasojë e këtij aksidenti kanë humbur jetën dy persona.
Paraprakisht raportohet se dy automjete janë përplasur kokë më kokë me njëra-tjetrën.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia në lidhje me aksidentin.