Emigranti nga diaspora në protestë: Ky popull ka vuajtur, ka nevojë për një sistem të ri që t’i shërbejë qytetarëve!
Një emigrant shqiptar nga diaspora ka shprehur mbështetjen e tij për protestën qytetare, duke deklaruar se shqiptarët jashtë vendit do të jenë pjesë e ndryshimit që kërkohet.
“Vij nga diaspora. Diaspora ju mbështet. Ne do të jemi pjesë e protestës, pjesë e ndryshimit të madh”, u shpreh ai.
Sipas tij, qytetarët kanë nevojë për një shtet që t’u shërbejë atyre dhe jo interesave të oligarkive. Ai foli gjithashtu për përvojën e tij në lëvizjen studentore të vitit 1990, duke thënë se ideali i asaj kohe ishte krijimi i një Shqipërie europiane.
“Vij nga Diaspora. Diaspora ju mbështet. Ne do të jemi pjesë e protestës, pjesë e ndryshimit të madh. Ky popull ka vuajtur dhe ka nevojë për një shtet të ri që ti shërbejë sovranit dhe jo këtyre oligarkëve. Jam pjesë e lëvizjes studentore të 90, ne nuk arritëm atë që kishim si ide, donim një Shqipëri europiane, por na u futën në mes agjentura e shtetit.”, tha ai.
Revolta e 49-të kundër Ramës/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”
Ka nisur organizimi në sheshin “Skënderbej”. Qytetarët protestojnë prej 49 ditësh dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Kërkesa kryesore e kësaj lëvizjeje, e cila ka mbushur sheshin “Skënderbej” dhe Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” prej javësh, mbetet e pandryshuar: dorëheqja e menjëhershme e kryeministrit Edi Rama dhe largimi i plotë i asaj që ata e konsiderojnë si “kasta politike” që ka mbajtur peng vendin për më shumë se tre dekada.
“Kuvendi kombëtar i protestës” me tensione, të pranishmit përplasen me njëri-tjetrin
Po mbahet për herë të parë në Tiranë Kuvendi Kombëtar i Protestës dhe nuk kanë munguar tensionet.
Siç raportohet persona të ndryshëm që janë prezentë në sallë kanë dalë kundër mënyrës sesi po organizohet kjo mbledhje dhe personat që janë të pranishëm aty. “Mosha mesatare këtu është mbi 45 vjeç, këtu nuk shoh asnjë nga marshimi. Nuk jemi lajmëruar”, shprehet një prej protestuesve në prapaskenë.
Nga ana tjetër, ka edhe nga ata që kërkojnë fjalën dhe nuk u jepet. “Kemi një rend dite dhe nuk do të lejojmë të na prishni mbledhjen”, u shpreh një nga organizatorët pas këtij incidenti.
“Ky kuvend është i hapur për të gjithë qytetarët, do të kemi takim të hapur”, tha moderatorja e takimit. Ndërkohë, një prej organizatorëve, i cili në një moment po pengohej të fliste, nuk e kurseu përgjigjen e ashpër.
“Nuk ma ka ndier kur kam pasur 300 veta përballë, jo më juve. Prandaj mos na sfidoni, mos na merrni neve sikur jemi të butë”, u shpreh ai, duke shkaktuar më pas një reagim të ashpër në sallë.
Ndërkohë, një prej qytetarëve kërkoi të ulej në rreshtin e parë dhe tre djem nxituan për ta kundërshtuar me forcë. Pavarësisht këmbënguljes së organizatorëve, ai nuk u çua nga karrigia e rreshtit të parë.
“Duhet të shkojmë përtej sheshit. Në shesh e vramë frikën, por çfarë do të bëhet më pas? Nuk duhet të përsërisim rastin e Serbisë, ku protestuan pa fund dhe nuk ndryshuan asgjë”, shprehet një prej organizatorëve, pasi tensionet u qetësuan.
“Nuk ndalemi pa dhënë dorëheqjen!”/ Sot dita e 49-të e revoltës në Tiranë, qytetarët sërish në shesh kundër klasës politike
Revolta qytetare kundër kryeministrit Edi Rama, qeverisë së tij dhe gjithë klasës politike shënon sot, më 18 korrik 2026, ditën e saj të 49-të radhazi. Pas një tjetër marshimi masiv mbrëmjen e djeshme, ku protestuesit u stacionuan para godinës së Kryeministrisë, organizatorët kanë bërë thirrje për një pjesëmarrje akoma më të madhe pasditen e sotme.
Kërkesa kryesore e kësaj lëvizjeje, e cila ka mbushur sheshin “Skënderbej” dhe Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” prej javësh, mbetet e pandryshuar: dorëheqja e menjëhershme e kryeministrit Edi Rama dhe largimi i plotë i asaj që ata e konsiderojnë si “kasta politike” që ka mbajtur peng vendin për më shumë se tre dekada.
Si çdo natë, edhe në protestën e fundit nuk kanë munguar pankartat me mesazhe të forta ironike dhe satirike të drejtuara si ndaj mazhorancës, ashtu edhe ndaj opozitës. Sheshi ka jehuar nga brohoritjet që tashmë janë kthyer në simbolin e kësaj kryengritjeje qytetare:
-“Shqipëria kërkon revolucion”
-“Shqipëri e re”
-“Ju erdhi fundi”
-“Rama SPAK you!”
-“Parlament i krimit”
Pas 48 ditësh rezistencë të pandërprerë, koordinatorët e protestës konfirmojnë se revolta nuk ka ndërmend të ndalet dhe se tubimi i sotëm do të jetë një tjetër tregues i vendosmërisë qytetare.
“Ne do të jemi në shesh çdo ditë. Kjo lëvizje vetëm sa do të rritet derisa zëri i sovranit të dëgjohet dhe të plotësohen të gjitha kërkesat tona,” janë shprehur organizatorët, duke ftuar sërish të gjithë qytetarët t’iu bashkohen në Bulevard.