LIVE: 56 ditë protestë madhështore/ Dorëheqja e Ramës kërkesa e panegociueshme e shqiptarëve!

Shqipëria

LIVE: 56 ditë protestë madhështore/ Dorëheqja e Ramës kërkesa e panegociueshme e shqiptarëve!

Më: 25 korrik 2026 Në ora: 07:45 Përditësuar në ora: 23:43 më 25.07.2026
Pamje nga protesta

“Ju erdhi fundi”- Rezistencë popullore prej 56 ditësh, qytetarët nuk dorëzohen: Gjithë Shqipëria është këtu! Rama jep dorëheqjen

Protesta popullore edhe në ditën e saj të 56-të ka shfaqur një rezistencë spektakolare dhe solidaritet të palëkundur, ku mijëra qytetarë iu bashkuan sheshit që në orët e para të mbrëmjes dhe deri afër mesnatës.

Nën thirrjet për revolucion, ndryshim sistemi, dorëheqje të kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë, ata marshuan për gati dy orë rrugëve të Tiranës.

Destinacioni i sotëm ishte Komisariati nr. 3 ku kërkuan lirimin e 2 protestuesve të arrestuar, një djali dhe një vajze, të enjten para Parlamentit.

“Lironi shqipët”, “Gjithë Shqipëria është këtu me ju”, “Poshtë patronazhistët”, “Arrestoni Ramën” ishin thirrjet e tyre në kor.

Image

Pasi qëndruan aty për minuta të tëra duke shprehur mbështetjen ndaj të ndaluarve, ata vijuan drejt rrugës “Mine Peza” dhe “Rrugës së Durrësit”.

Gjatë marshimit, protestuesit vijuan edhe me thirrjet:

”Rama ka siklet”, “Arrestoni Ramën”, “Ndryshim sistemi”, “Poshtë diktatura”, “Marshoni”, “Bashkohuni me ne”, “Parlamenti i krimit”, “Shqipëria e shqiptarëve”, “Revolucion”, “Poshtë patronazhistët”, “Rama jepe dorëheqjen”.

Tubimi i sotëm u zhvillua si pjesë e protestave të përditshme kundër qeverisë, ndërsa pjesëmarrësit kanë deklaruar se do të vijojnë aksionin qytetar deri në realizimin e kërkesave të tyre politike.

Image

56 ditë protestë madhështore/ Dorëheqja e Ramës kërkesa e panegociueshme e shqiptarëve! Komisariati 3 ‘pushtohet’ nga qytetarët, thirrje për lirimin e protestuesve të ndaluar

Rezistenca qytetare në Tiranë vijon me protestëne 56-të kundër Ramës. Mijëra protestues mbërritën në Komisariatit nr. 3, ku kërkojnë lirimin e protestuesve të ndaluar, pas tubimit para Kuvendit.

Gjatë marshimit janë dëgjuar thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, mes tyre edhe slogani “Arrestoni Ramën”. “Lironi shqipet”.

Tubimi i sotëm u zhvillua si pjesë e protestave të përditshme kundër qeverisë, ndërsa pjesëmarrësit kanë deklaruar se do të vijojnë aksionin qytetar deri në realizimin e kërkesave të tyre politike.

“SPAK, hetoni Ramën”/ Protesta e 56 kundër kryeministrit, sot marshojmë për çunat dhe gocat që mbahen në komisariatin 3, qytetarët mesazh të prerë: Dorëheqje e panegociueshme

Ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës.

Sot mbahet protesta e 56 kundër kryeministrit, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen  e panegociueshme të Ramës.

Protestuesit kanë bërë thirrje edhe për SPAK, duke kërkuar që të hetojnë kryeministrin.

“Hetoni Ramën, bëni detyrën tuaj. Në komisariatin numër 3 mbahen ende qytetarë.

Marshimin e sotëm ia dedikojmë atyre. Lironi çunat, lironi gocat”, tha ai.

“Rama përbuz popullin e tij”/ Denoncimi i qytetarit: Po gjobisin makinat e protestuesve, por nuk na ndalin dot

Një qytetar pjesëmarrës në protestën e 56-të kundër qeverisë ka denoncuar nga sheshi para Kryeministrisë atë që ai e cilësoi si presion ndaj protestuesve, duke pretenduar se qytetarëve u vendosen gjoba për shkak të pjesëmarrjes në tubime.

Ai deklaroi se, përveç përballjes me dhunë policore, protestuesit po përballen edhe me penalizime ndaj automjeteve të tyre, por theksoi se kjo nuk do t’i ndalojë ata të vijojnë protestën.

“Na vënë gjoba qytetarëve që marrin pjesë në protestë. Pavarësisht gjobave që u vendosin protestuesve që vijnë këtu me makina, i them se do t’i paguajë ai dhe ne do të vijmë këtu. Nuk do të dorëzohemi”, u shpreh qytetari.

Ai kritikoi gjithashtu mënyrën e reagimit të qeverisë ndaj qytetarëve, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se, sipas tij, i përbuz njerëzit.

“Ka shtet, ka rrogë, por ka edhe dinjitet. Nuk mund t’i gjuash njerëzit, nuk mund t’i arrestosh njerëzit ashtu”, deklaroi ai.

Qytetari tha se ka marrë pjesë në protestë prej 56 ditësh dhe se do të vazhdojë të mbështesë lëvizjen, duke theksuar se kërkesa e tij është respektimi i qytetarëve dhe i të drejtës për protestë. Ai ishte i shoqëruar edhe nga djali i tij gjatë deklaratës.

‘11 vite me fëmijën e paralizuar, shteti më ka braktisur’/ Gruaja: Ti nuk je kryeministër, nuk e meriton atë karrige

Një fjalim i fortë emocional është mbajtur para Kryeministrisë nga nëna e një fëmije me aftësi ndryshe, gjatë protestës së 56-të kundër qeverisë së Edi Ramës.

Me tone të ashpra, ajo ka akuzuar kryeministrin se nuk njeh realitetin e familjeve që përballen çdo ditë me mungesën e shërbimeve dhe mbështetjes nga shteti, duke kundërshtuar deklaratat e tij për shëndetësinë dhe kujdesin social.

Përballë protestuesve, ajo ka treguar vështirësitë e saj prej vitesh me rritjen dhe trajtimin e fëmijës së saj, duke thënë se familjet me fëmijë me aftësi ndryshe janë lënë pas dore. Ajo i ka bërë thirrje Ramës të mbajë përgjegjësi, ndërsa ka deklaruar se qytetarët nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre për ndryshim.

Nëna e fëmijës me aftësi ndryshe: Këtu jam, t'i bëj thirrje shokut Edi Rama, idiotit thashë, a jeni shokë thashë ai për ne? Sepse thotë spitalet janë falas. O ti idiot! O ti injorant! Po ti do çuar në psikiatri more, se ti nuk je kryeministër!

Po ti nuk e meriton atë karrige o idiot! Po unë pa i paguar isha në spital, edhe pambukun ta lyp me lekë mor idiot, çfarë thua spitalet falas? Po ti s'do të dish, nuk ke një fizioterapi mor idiot, për të bërë për fëmijën tim. O injorant! Çfarë flet mor idiot kryeministër!

I bëj thirrje sepse takova drejtoreshën e spitalit të Durrësit, te pediatria e fëmijëve dhe i thashë, moj zonjë, a e dini ju që unë kam një fëmijë të paralizuar dhe ky ka nevojë për fizioterapi? Më tha, më vjen keq po s'kemi fonde me punësu për fizioterapistë. Po ato që i vidhni ju me qeska nëpër posta moj idiota! Edhe i fshihni dhe shkoni bëni pushime! Injorantë! Po ju s'keni turp, ju jeni të pafytyrë, ju e zhvatët këtë popull shqiptar! Dhe i bëj thirrje që më datë 27, kur të jemi para Parlamentit, jo me ujë e me gaz, po le të na sulmojnë me çfarë të duan, ne nuk dorëzohemi o kryeministër idiot!

Ne o do të zbresim ty nga ajo tokë, ose s'ka! Ne nuk dorëzohemi o kryeministër plehrë! O injorant! O kryeministër, spitalet s'janë falas! Ti s'ke turp, ti je i paturpshëm! Vetëm një njeri nuk e di që shkon e tallesh me një nënë, me një fëmijë me autizëm!

Pa pikën e turpit, sa nëna ka si puna e saj. Unë jam e para këtu që kam një fëmijë të paralizuar që 11 vjet, dhe nuk kam marrë asnjë ndihmë nga shteti shqiptar. Vetëm një pension të dhjerë, që s'më dalin as për pampersat e djalit. Pa pikën e turpit del edhe thotë unë e bëra këtë, bëra këtë. Po çfarë ke bërë mor idiot? Se t'i kishe bërë nuk ishim mbledhur këtu ne.

Ky nuk është kryeministër, ky është një palaço! Edhe palaçoja bën një punë të mirë sepse bën humor. Ky s'është as për humor! Prandaj, edhe ju shokë policë, hiqni ato kapele dhe mos i sulmoni këtë shtet, që të mbajnë të drejtat e popullit! Këllësira jeni ju o policë! Mbeturina, siç ua tha ky më para. Mbeturina, ashtu jeni ju o policë! Ju nuk e meritoni as... as diplomat e policëve, ju duhet t'i kapni t'i çoni në një pyll atje, t'ju çojnë në xhungël!

Mbeturina jeni ju policët! Unë si nënë shqiptare, i bëj thirrje atij këllësirës, ai mbeturina më e madhe...

Gomat e makinave... ai palloshi i gjatë! Edhe ka këto palloshët e vegjël pastaj që i komandon. Pallosh pas palloshi!

Këta nuk janë për të drejtuar neve. Ne i drejtojmë këta, jo këta neve o këllësira! Edhe shkon Edi Rama thotë spitalet kështu, spitalet ashtu. Unë o zoti Edi Rama... edhe një tubë e kam për djalin tim. Edhe ai edhe katër muaj... ku do ta ushqej unë atë fëmijë? Më jep një përgjigje ti mua! Më jep një përgjigje, ku do të përplasem unë me atë fëmijë? Kur shkova në azil në Francë, erdhi zoti Edi Rama...

“Besa nuk ndërtohet me simbolikë”- Ish-ministrja Meksi, mesazh Ramës: Ajo matet me angazhimet e mbajtura, institucione që funksionojnë dhe llogaridhënie

Ish-ministrja socialiste Ermelinda Meksi ka reaguar ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e vendosur konceptin e “Besës” përballë standardit të besueshmërisë së qeverisjes.

Në një mesazh të fortë, Meksi thekson se besimi i qytetarëve në demokraci nuk fitohet përmes simbolikës apo premtimeve për të ardhmen, por provohet nga mënyra se si qeveriset: nga angazhimet e mbajtura, institucionet që funksionojnë, rezultatet konkrete dhe llogaridhënia.

“Besa: standardi moral i besueshmërisë së qeverisjes”, shkruan Meksi.

Ish-ministrja e PS-së nënvizon se besimi nuk mund të kërkohet nga qytetarët, nëse ai nuk mbështetet mbi funksionimin real të shtetit.

“Në demokraci, besimi nuk ndërtohet me simbolikë, por me institucione që funksionojnë, rezultate të prekshme dhe llogaridhënie, që janë kushte për besueshmërinë e qeverisjes”, shprehet ajo.

Meksi shkon më tej, duke theksuar se “Besa” nuk mund të mbetet një zotim për atë që do të bëhet në të ardhmen. Përkundrazi, ajo duhet të gjykohet mbi atë që qeverisja ka realizuar dhe mbi përgjegjësinë që mban për angazhimet e marra.

“Besa nuk është thjesht një premtim për të ardhmen. Ajo matet me përmbushjen e angazhimeve, funksionimin e institucioneve dhe llogaridhënien, mbi të cilat ndërtohet besimi i qytetarëve te qeverisja”, thekson Meksi.

Mesazhi i plotë i Ermelinda Meksit

Besa: standardi moral i besueshmërisë së qeverisjes

Në demokraci, besimi nuk ndërtohet me simbolikë, por me institucione që funksionojnë, rezultate të prekshme dhe llogaridhënie, që  janë kushte për besueshmërinë e qeverisjes.

Besa nuk është thjesht një premtim për të ardhmen. Ajo matet me përmbushjen e angazhimeve, funksionimin e institucioneve dhe llogaridhënien,mbi të cilat ndërtohet besimi i qytetarëve te qeverisja.

“Të hënën që në mëngjes do jemi para Parlamentit”- Aktivisti thirrje nga protesta: Ndryshuan datën e seancës, por ne aty do jemi!

Protesta në ditën e 56-të të saj mblodhi përsëri një masë të madhe qytetarësh para kryeministrisë, ku kërkohet largimi i qeverisë, kryeministrit Edi Rama dhe sistemit të vjetër politik.

Aktivisti Edison Lika njoftoi nga podiumi i protestës sot se qytetarët do të jenë përsëri mëngjesin e të hënës para parlamentit, sikurse të enjten.

Ai shpjegoi se deputetët e qeverisë ndryshuan datën e seancës.

“Në fillim seanca ishte parashikuar për në datën 30 korrik, por ata e ndryshuan për në datën 27, të hënën. Ne u themi siç ia bëmë që në mëngjes, ne përsëri aty do jemi”, tha Lika.

Më tej ai ftoi një tjetër protestues që u dhunua të enjten para parlamentit.

“Ka ardhur nga Britania e madhe, ia dogjën trupin krejt në protestën e kaluar por flamurin e mbajti në krah. Ja kështu e sulmojmë ne Parlamentin, me flamur”, tha ai.

“Protesta i takon rinisë”- Qytetari mesazh kryeministrit nga protesta: Ta çojë vendin në zgjedhje të lira, asnjë nga këto parti të mos jetë

Një qytetar pjesëmarrës në protestën e sotme në Tiranë, në ditën e 56-të të saj, akuzoi kryeministrin Edi Rama se bën propagandë dhe nuk ka bërë asgjë për shqiptarët.

Ai tha se as të drejtat e njeriut nuk zbatohen dhe se me tokat është bërë masakër.

“Kjo qeveri nuk ka bërë asgjë. Duke nisur nga shkelja e të drejtave ndërkombëtare, siç është toka, ajo është shkelja kryesore dhe është bërë masakër. Edhe në institucione nuk zbatohet asgjë, çfarë qeverie është kjo që nuk zbaton të drejtat e njeriut, ku ka arsyen. Pse ma mban kompensimin, asgjë nuk kanë bërë”, tha qytetari nga sheshi “Skënderbej”.

Image

Më tej ai u pyet edhe për fjalën e kryeministrit në grupin e PS-së ditën e djeshme.

“E dëgjova fjalën e kryeministrit dhe nuk ka të bëjë fare me protestën ai, protesta i takon rinisë. Ta çoj vendin në zgjedhje të lira, demokratike dhe të mos jetë asnjë nga partitë politike”.

“Rama ka gënjyer, në Theth vetëm propagandë”/ I riu në protestë

“Në marshim çdo natë, kjo qeveri duhet të rrëzohet”, kështu u shpreh një tjetër qytetare në protestën e 56 kundër kryeministrit Edi Rama.

Shqiptarët kërkojnë njëzëri largimin e Ramës.

Një i ri u shpreh se Rama vetëm ka gënjyer shqiptarët.

“Rama në mbledhje kishte 20 veta dhe nuk ishte në Theth, ishte thjesht propagandë. Shqipëria është e korruptuar me banda. 6 çuna i kanë futur në byrektore dhe I kanë rrahur. Mua nuk më kanë prekur se kam nënshtetësi britanike”, tha ai.

“Arrestoni Ramën”, jehon thirrja në shesh/ Protestuesi: Çfarë dreq qeverie është kjo kur nuk zbaton të drejtat themelore të njeriut, të largohet

Mbahet sot protesta e 56 kundër kryeministrit Edi Rama.

Shqiptarët kanë dalë në sheh dhe kërkojnë dorëheqjen e Ramës.

Në një intervistë për News24, një qytetar u shpreh se qeveria nuk ka bërë asgjë për shqiptarët dhe se nuk ka zbatuar asnjë të drejtë themelore të njeriut.

“Nga kjo qeveri nuk është bërë asgjë. Nuk ka zbatuar të drejtat e njeriut. E kanë shkelur që me tokat. Në pushtetin lokal kërkon të drejtë nuk zbatohet, çfarë dreq qeverie është kjo kur nuk zbaton të drejtat themelore të njeriut”, tha ai duke shtuar se protesta I takon rinisë dhe se duhet të ketë zgjedhje të lira”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat