Vrasja e 20-vjeçarit, Kristjan Sterjo në seancë: Kemi pasur konflikte, por nuk kisha qëllim ta vrisja

Shqipëria

Vrasja e 20-vjeçarit, Kristjan Sterjo në seancë: Kemi pasur konflikte, por nuk kisha qëllim ta vrisja

Më: 12 gusht 2026 Në ora: 11:13
Fotoilustrim

Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Kristjan Sterjon, i dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit Joan Zyko, ngjarje e ndodhur më 8 gusht në qytetin e Korçës.

Gjatë seancës gjyqësore, mësohet se Sterjo ka dhënë të njëjtën dëshmi për ngjarjen që kishte deklaruar më herët para grupit hetimor. Sipas burimeve nga gjykata, ai ka qenë i qetë gjatë gjithë seancës.

Në përfundim të deklarimeve të tij, Sterjo është shprehur i penduar për atë që ka bërë.

Ai ka treguar se mes tij dhe viktimës kishte pasur konflikte edhe më herët, por ka deklaruar se nuk kishte pasur qëllim ta vriste 20-vjeçarin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat