Ministri i Brendshëm thërret në takim drejtuesit vendorë të Policisë së Shtetit! Zbulohet arsyeja

Shqipëria

Ministri i Brendshëm thërret në takim drejtuesit vendorë të Policisë së Shtetit! Zbulohet arsyeja

Më: 17 gusht 2026 Në ora: 10:36
Pamje nga takimi

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka thirrur në një takim drejtuesit vendorë të Policisë së Shtetit.

Takimi do të zhvillohet në orën 09:00, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Mbledhja zhvillohet në një moment të vështirë për vendin, për shkak të situatës së krijuar nga zjarret në disa zona të Shqipërisë.

Në ditët e fundit, Policia e Shtetit ka arrestuar dhe proceduar disa persona të dyshuar për përfshirje në zjarrvënie.

Takimi vjen gjithashtu pas një sërë ngjarjesh të tjera të raportuara gjatë ditëve të fundit, ndërsa pritet që në fokus të diskutimeve të jenë situata e rendit dhe sigurisë, menaxhimi i emergjencave si dhe masat që duhet të ndërmerren nga strukturat vendore të Policisë së Shtetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat