U kap me armë zjarri, arrestohet në Palasë, Elvis Kosova

Shqipëria

U kap me armë zjarri, arrestohet në Palasë, Elvis Kosova

Më: 23 gusht 2026 Në ora: 15:04
Elvis Kosova

Shtetasi Elvis Kosova, i njohur gjerësisht si “Vis Kosova”, është arrestuar nga shërbimet e Policisë në zonën e Palasës, pasi është kapur me armë zjarri pa leje.

Kosova është një emër i njohur për strukturat e Policisë, por edhe për mediat, ndërsa është bërë i njohur në rrjetet sociale për pasionin e tij ndaj makinave luksoze dhe garave të shpejtësisë.

Emri i tij është përmendur edhe më herët në raste që lidhen me skema mashtrimi me automjete luksoze, me vlera që arrinin në qindra mijëra euro.

Gjithashtu, garazhi i tij në kryeqytet kishte qenë më parë objekt i një sulmi me lëndë plasëse tritol.

Arrestimi i fundit në Palasë lidhet me mbajtjen e armës së zjarrit pa leje, ndërsa pritet që autoritetet të japin më shumë detaje lidhur me rrethanat e ngjarjes dhe hetimet që po zhvillohen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat