E pazakontë në Fier, qytetarit i vjedhin paratë në makinë teksa ndodhej në një ceremoni mortore

Shqipëria

E pazakontë në Fier, qytetarit i vjedhin paratë në makinë teksa ndodhej në një ceremoni mortore

Më: 29 gusht 2026 Në ora: 22:46
Foto nga vendi i ngjarjes

Një rast i pazakontë është denoncuar në Fier, ku një automjet është hapur dhe janë marrë paratë nga portofoli i një qytetari, ndërsa ai ndodhej në ceremoninë mortore të një të afërmi.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur rreth orës 10:00.

Sipas denoncimit, autori ka hapur automjetin, ka marrë paratë dhe më pas është larguar me një automjet tjetër.

I gjithë veprimi është dokumentuar nga kamerat e sigurisë, ndërsa pamjet janë në dispozicion të policisë për identifikimin e autorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat