“Protesta iu ka çjerrë maskën” – Qytetarja: Besa? Tentativë manipulimi, por nuk gënjehemi më! Qeveria është në rënie

Shqipëria

“Protesta iu ka çjerrë maskën” – Qytetarja: Besa? Tentativë manipulimi, por nuk gënjehemi më! Qeveria është në rënie

Më: 30 gusht 2026 Në ora: 19:47
Ilustrim

Një qytetare theksoi se qeveria ndodhet nën presion nga protesta dhe se ndodhet në grahmat e fundit.

Duke komentuar lëvizjet e qeverisë dhe platformat që ka nxjerrë për bashkëveprimin me qytetarët, ajo i cilësoi si një tentativë manipulimi, duke shtuar se shqiptarët nuk gënjehen më.

Sipas saj, qeveria është e trembur nga protesta dhe se me veprimet që po bën tregon se po shkon drejt fundit.

“Mendoj se ekzekutivi nuk është i kthjellët. Janë në përpjekje të dëshpëruara dhe të dështuara. Mënyra se si qeveria reagon është ajo që ka bërë gjithmonë, që fillimisht është hequr si indiferente.

E shikoj të trembur e shikoj si përpjekjet e fundi të një strukture në rënie. Është një lloj manipulimi me Besën, por shqiptarët nuk gënjehen më. Iu është çjerrë maska.”, tha ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat