Tensionet para zyrës së Ramës! Tre persona të shoqëruar, mes tyre Dritan Goxhaj dhe Arvina Lleshi

Shqipëria

Tensionet para zyrës së Ramës! Tre persona të shoqëruar, mes tyre Dritan Goxhaj dhe Arvina Lleshi

Më: 1 shtator 2026 Në ora: 21:58
Ndalimi i Arvina Lleshajt dhe Dritan Goxhajt

Gjatë tensioneve të sotme para Kryeminstrisë një efektiv mbeti i plagosur, ndërsa siç raportuam më parë tre persona u shoqëruan nga Policia.

Mbrëmjen e sotme janë shoqëruar aktivistët Dritan Goxhaj dhe Arvina Lleshi, si edhe shtetasja e huaj e cila është rritur në Amerikë e është parë thuajse çdo ditë e pranishme në tubim.

Bëhet fjalë për shtetasen e huaj e njohur me emrin Bora, e cila në ditët e tubimit që ka marrë pjesë është parë me çeleshe në kokë.

Të ndaluarit nga Policia bëhet me dije se do të dërgohen për te Komisariati nr.1 në kryeqytet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat