Flakët në kodrat e Radostinës, në vendin e quajtur “Fiqtë”, në qytetin e Fierit, kanë marrë përmasa më të mëdha duke u përhapur me shpejtësi në zonë.
Teksa era dhe temperaturat e larta favorizojnë flakët, raportohet se zjarrfikësit kanë hasur vështirësi në shuarjen e zjarrit, ndaj është kërkuar dhe ndërhyrje nga ajri.
Teksa forcat zjarrfikëse janë në luftë me zjarrin e madh që ka përfshirë tokat në Radostinë, tymi që ka zaptuar Fierin raportohet se duket që nga qyteti i Vlorës.
Në terren ndodhen 8 mjete zjarrfikëse dhe forca të shumta, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, megjithatë situata në Fier paraqitet alarmante.