Rregullorja për celularët në GJKKO/ Flet kreu i Dhomës së Avokatisë

Shqipëria

Rregullorja për celularët në GJKKO/ Flet kreu i Dhomës së Avokatisë

Më: 8 shtator 2026 Në ora: 13:08
Maks Haxhia

Kryetari i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Maks Haxhia, ka reaguar lidhur me rregulloren e re të GJKKO-së që ndalon përdorimin e celularëve gjatë seancave gjyqësore.

Haxhia thotë se kërkesa e avokatëve për rishikimin e rregullores nuk ka marrë ende përgjigje nga gjykata, duke e cilësuar heshtjen si mungesë respekti institucional. Ai ka kërkuar gjithashtu një takim urgjent me kreun e KLGJ-së për diskutimin e masës.

“Me t’u përballur me këtë rregullore, kryetari i Dhomës, së bashku me kryetarin e Dhomës së Tiranës, kemi bërë reagimin e parë në media, duke kundërshtuar rregulloren e re si një akt që bie ndesh jo vetëm me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe me Strasburgun, por bie ndesh edhe me Kodin e Procedurës Penale.

I kemi dërguar letër GJKKO-së, ku i kemi kërkuar rishikimin e rregullores dhe deri më sot, që është data 8, nuk kemi asnjë reagim nga ky institucion. Të paktën të thotë që e morëm kërkesën. Gjë që tregon mungesë respekti institucional dhe na konfirmon në vazhdimësi trajtimin që u bëjnë avokatëve gjatë ushtrimit të profesionit të tyre.

I kam kërkuar kreut të KLGJ-së një takim urgjent për këtë masë dhe më është komunikuar që ky Këshill nuk mblidhet para datës 15. Ne insistojmë që duhet ta bëjmë këtë takim”, tha Haxhia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat