Pazari i Vjetër i Shkodrës rikthehet në jetë përmes realitetit virtual

Shqipëria

Pazari i Vjetër i Shkodrës rikthehet në jetë përmes realitetit virtual

Më: 9 shtator 2026 Në ora: 18:20
Pazari i Vjetër i Shkodrës

Pazari i Vjetër, një prej hapësirave historike të Shkodrës, pritet të rindërtohet së shpejti përmes teknologjisë së realitetit virtual (VR), duke u kthyer kështu në një tjetër atraksion turistik për qytetin.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit i Shqipërisë, Blendi Gonxhja informoi sot se përmes kësaj eksperience do të rindërtohet Pazari i shekullit XIX, bazuar në fotografitë dhe materialet historike të arkivit të Muzeut Marubi.

“Së shpejti, Pazari i Vjetër i Shkodrës rikthehet në jetë përmes Virtual Reality! ‘Old Bazaar of Shkodra’ është një eksperiencë VR që rindërton Pazarin e shekullit XIX, bazuar në fotografitë dhe materialet historike të arkivit të Muzeut Marubi”, u shpreh Gonxhja.

Gonxhja informoi se përmes modelimit 3D, arkitekturës, personazheve, tingujve dhe atmosferës së kohës, publiku do të ketë mundësinë jo vetëm ta shohë historinë, por të hyjë brenda saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat